Home Lajme Lëngu i qepës bën mrekulli në organizëm, ja si ta përdorni

Lëngu i qepës bën mrekulli në organizëm, ja si ta përdorni

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës

- Advertisement -

Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i Qepës Për Pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i Zemrës

Sipas të dhënave konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Dia beti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e dia betit. Sipas të dhënave mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gj aku. Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gj akun e njerëzve të prekur nga d iabeti i tipit 2.

Kolla

Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Azma

Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë. Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila luf ton ba kteret dhe virozat. Nëse jeni së murë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë. Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e bak tereve të mira.

Pesha Trupore

Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta. Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.

Flokët Dhe Lëkura

Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Vlera Të Tjera Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën se ksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

Si Ta Përgatisni Lëngun E Qepës

Qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta. (1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë) Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër./AgroWeb.

- Advertisement -

Must Read

Beatrix nuk duron më, flet për herë të parë për ribashkimin Bora-Donald dhe si e priti

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit...

A flet Monika me Ilirin dhe Sabianin? Aktorja e njohur i tregon të gjitha (VIDEO)

Monika Lubonja është njëra nga ish banorët e edicionit të parë në “BBV”. Edhe pse ky reality-show ka mbaruar muaj më parë, Monika, vazhdon e...

Pa doreza fare! Efi tregon situatën e sikletshme: M’u grisën bikinit poshtë dhe…

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po...

VIDEO/ Kthehet nga ushtria dhe surprizon të dashurën, e kap mat me një tjetër

Një incident i shkaktuar nga dashuria po bën xhiron e rrjetit. Një djalë i veshur si arush vendosi të surprizonte të dashurën e tij,...

Beatrix Ramosaj merr super-lajmin, triumfon këngëtarja

Finalja e madhe e edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar” nxori fituese Beatrix Ramosaj. Ajo fitoi çmimin më të madh, atë të publikut...