Një video e rrëfimit të Donaldit dhe Einxhelit gjatë qëndrimit në shtëpi shkaktoi debat të ashpër mes dy banorëve.
Eksperienca e punës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP dhe heqja nga puna prej Donaldit dhe Romeos shkaktoi gjithë inatin tek Einxhel.
Ajo i tha se gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparëshme me Bora Zemanin.
Ndërsa Donaldi i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët, duke mos e pritur rrëfimin e saj.
Por gjërat qenkan më të thella se kaq. Fansat aludojnë se Einxhel paska rezerva dhe për Borën pasi i ka marrë vendin e punës pasi ajo ishte më e famshme.
Monika: Alketa dhe Vera nuk thërrasin njerëz dosido
Einxhel: Alketa dhe Vera më kanë thirrur mua edhe pse kisha një vit karrierë
Monika: Kanë piketuar gjëra tek ty që ti bën për spektakël
Einxhel: E di çfarë do të të them, vitin që kam qenë unë, kam shkuar dhe kam bërë dy javë prova dhe në moment të fundit ka ardhur Bora dhe mes meje dhe saj kanë zgjedhur Borën se ajo ishte më e famshme se unë në atë moment
Monika: Ja e kanë zgjedhur për të famshëm, po Donaldi që nuk e kishte filluar akoma lidhjen me Borën e kanë zgjedhur për të famshëm…
Einxhel: Nuk dua të flas…