Home Lajme Gjendet lehtësisht, kjo është barishtja që bën mrekullinë për shëndetin tonë

Gjendet lehtësisht, kjo është barishtja që bën mrekullinë për shëndetin tonë

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.

Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe.

- Advertisement -

Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet.

Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.

Spinaqi i Kuq Dhe Vlerat Shëndetësore

Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin.

Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që luf ton an eminë.

Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën.p

Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.

Për Tretjen

Spinaqi i kuq është i pasur me fibër, dhe pengon konstipacionin.

Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat.

Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,

Flokë Me Volum

Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve.

Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë.

Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalçium e të tjerë.

Tensioni i Gj akut

Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gj akut dhe e ul atë

Për Rënien Nga Pesha

Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë.

Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë.

Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.

Për Lëkurën

Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës.

Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.

Efektet Anësore

Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat./AgroWeb.org

- Advertisement -

Must Read

Beatrix nuk duron më, flet për herë të parë për ribashkimin Bora-Donald dhe si e priti

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit...

A flet Monika me Ilirin dhe Sabianin? Aktorja e njohur i tregon të gjitha (VIDEO)

Monika Lubonja është njëra nga ish banorët e edicionit të parë në “BBV”. Edhe pse ky reality-show ka mbaruar muaj më parë, Monika, vazhdon e...

Pa doreza fare! Efi tregon situatën e sikletshme: M’u grisën bikinit poshtë dhe…

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po...

VIDEO/ Kthehet nga ushtria dhe surprizon të dashurën, e kap mat me një tjetër

Një incident i shkaktuar nga dashuria po bën xhiron e rrjetit. Një djalë i veshur si arush vendosi të surprizonte të dashurën e tij,...

Beatrix Ramosaj merr super-lajmin, triumfon këngëtarja

Finalja e madhe e edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar” nxori fituese Beatrix Ramosaj. Ajo fitoi çmimin më të madh, atë të publikut...