Home Roze Të gjithë po e prisnim! Reagon Romeo për herë të parë pas...

Të gjithë po e prisnim! Reagon Romeo për herë të parë pas daljes së Beatrix

Me daljen e Beatrix nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” të gjithë kanë pritur reagime dhe deklarata nga këngëtarja apo nga të afërmit e saj, edhe pse duket se ajo ka patur nevojë për të kaluar një kohë kthjellimi nga ngarkesa psikologjike e madhe.

Megjithatë, vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj i cili menaxhon rrjetet sociale të konkurrentit, ka bërë një postim shumë të këndshëm në “Instagram”-in e tij referuar lidhjes së Donaldit me Beatrix.

Ai ka postuar në emër të Donaldit, dy foto të bashkuara të shkëputura nga qëndrimi i këtij të fundit në shtëpi, ku shfaqet vetëm në pishinën e shtëpisë, e më pas, në të njejtin vend, krah partneres së tij.

- Advertisement -

Ajo që na ka bërë akoma më shumë përshtypje ka qenë edhe mbishkrimi i vendosur mbi foto, një shprehje lidhur me situatën që çifti është duke kaluar.

“Qe te shohesh ylberin duhet te presesh shiun  #staystrongmylove”

Duket se Romeo, nëpërmjet fjalëve që beson se do të thonte i vëllai, po mundohet që t’i japë Beatrix një mesazh, pas periudhës së vështirë që ajo po kalon.

Rikujtojmë që Donaldi nuk e ka pritur mirë eleminimin e partneres së tij dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në disa momente brenda shtëpisë, ku ka qëndruar vetem apo ka vështruar foton e Beatrix.

- Advertisement -

Must Read

Beatrix nuk duron më, flet për herë të parë për ribashkimin Bora-Donald dhe si e priti

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit...

A flet Monika me Ilirin dhe Sabianin? Aktorja e njohur i tregon të gjitha (VIDEO)

Monika Lubonja është njëra nga ish banorët e edicionit të parë në “BBV”. Edhe pse ky reality-show ka mbaruar muaj më parë, Monika, vazhdon e...

Pa doreza fare! Efi tregon situatën e sikletshme: M’u grisën bikinit poshtë dhe…

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po...

VIDEO/ Kthehet nga ushtria dhe surprizon të dashurën, e kap mat me një tjetër

Një incident i shkaktuar nga dashuria po bën xhiron e rrjetit. Një djalë i veshur si arush vendosi të surprizonte të dashurën e tij,...

Beatrix Ramosaj merr super-lajmin, triumfon këngëtarja

Finalja e madhe e edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar” nxori fituese Beatrix Ramosaj. Ajo fitoi çmimin më të madh, atë të publikut...