Home Kuriozitete Të gjithë e kemi shumë qef, por a e dini nga e...

Të gjithë e kemi shumë qef, por a e dini nga e ka origjinën receta klasike e hallvës?

Hallvë ose “helva”, në gjuhën arabe do të thotë “i/e ëmbël”. Në Perandorinë Osmane, deri në shekullin e 18-të, të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas. Por edhe pse emri e ka origjinën nga Arabia, hallva është një ëmbëlsirë autoktone e turqve myslimane. Nuk është një ëmbëlsirë vetëm e Pallatit të Sulltanit, por e të gjithë Perandorisë Otomane. Nuk është ëmbelsirë elitare, por gatuhet nga të gjitha shtresat e popullsisë.

Një ndër artikujt e shkruar nga Irene Melikoff, mbi “Ceremoninë (Festën) e Hallvës” thekson se “Festat e Hallvës” e humbën natyrën e tyre festive gjatë kohërave deri në shekullin e 17-të, duke u kthyer si shoqërues ushqimor në tavolinat e shtruara për djemtë pasanikë qytetarë gjatë argëtimeve rreth sofrave mondane në periudhën e dimrit. Në ditët e sotme, hallva ka marrë një kuptim tjetër. Ajo gatuhet në kujtim të shpirtrave të vdekur dhe detyrimisht duhet shpërndarë në vëllazëri, fqinj dhe miq.

Në kuzhinën otomane, përbërësit kryesorë të hallves ishin:
miell gruri, yndyrë, mjaltë, ujë ose qumësht. Në kohët antike përdoreshin shumë dhe hurmat arabe, por me kalimin e kohës ky përbërës nuk rezistoi, në sajë të faktit që hurmat arabe nuk rriteshin në Anadoll.Mielli i grurit ose ëheatstarch, apo hera-herës dhe te dy tok, skuqen ngadalë në vajsusami apo në sallo deleje ose gjalpë, në një tigan bakri të kallajisur. Pasi ka arritur skuqjen e duhur por jo të djegur, i shtohet mjalti i përzierë dhe njëtrajtësuar me qumështin derisa masa të fryhet, të fillojnë të dalin flluska ajri dhe të “shqitet” nga tigani. Shumëkush i shton dhe bajame të pjekura apo lëng musku apo trëndafili. Në Turqi, me kalimin e viteve e deri në ditët e sotme, varietetet e hallvës janë shtuar e mund të flasim për më shumë se 20-25 lloje hallvash. Sido e sado qofshin, ne shqiptareve, sa herë na vjen të gatuajmë diçka të ëmbël e pa shumë telashe, “dy lugë hallve na e sjellin terezinë në vend”. Apo jo?

- Advertisement -

Must Read

Afërdita shfaqet super e nxeht, tregon gjoksin superseksi!

Afërdita Dreshaj po shijon ende pushimet. Pa djalin e vogël por vetëm me bshkëshortin ajo po kalon ditët më të mira. Së fundmi publikoi një foto...

Reja e Gilit shfaqet superseksi kur del në mbrëmje

Eshtë vera dhe lokalet janë të mbushura më shumë gjatë natës. Duket se edhe reja e Gilit pëlqen të dal kur koha është më e...

Ndryshe nga fotot në internet, Enca na ‘dëshpëron’ me dukjen e saj live!

Enca krenohet me format e saj trupore. Edhe pse ka marrë shumë komente për peshën ajo duket se e ndjen mirë veten keshtu. Por, në Instagram...

Nga bregdeti, Soni Malaj ‘çmend’ ndjeksit me format trupore!

Soni Malaj është kohë të gjatë në skenë. Gjithmonë ka befasur me format e trupi duke u shfaqur si modele. Së fundmi publikoi një foto atraktive...

Me video duke treguar të pasmet Nora shfaqet superseksi!

Nora Istrefi po është aktive së fundmi në Instagram. Ajo publikoi një video ku duket mjaft atraktive. Derisa sillet për të treguar fustanin ajo tregon format...