Home Lajme Fantastike për shëndetin/ Kura e thjeshtë për urthin dhe problemet me frymëmarrjen

Fantastike për shëndetin/ Kura e thjeshtë për urthin dhe problemet me frymëmarrjen

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë së mundjeve.

Më poshtë ju sjellim një kurë të vjetër që përdoret për shërimin e së mundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

Përgatitja e kurës me gjethe dafina

- Advertisement -

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara.

Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta.

Pasi t’i keni zjerë lërini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni.

Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Vlerat shëndetësore të dafinës

Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Problemet me frymëmarrjen

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.

Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakt eret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inf lamacionit

Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar infl amacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës

Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues.

Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër di abetit

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në g jak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve dia betike./AgroWeb.org

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Shkrin rërën në veshka dhe iu rinon, kjo është receta që bën mrekullinë me vetëm një gllënjkë

Mëlçia në trupin tonë është një lloj fabrike gjakut. Merr pjesë në ripërtëritjen e tij, dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes...

Me siguri i konsumoni çdo ditë! Shmangni këto produkte për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është...

Përgatiten fare lehtë, këto janë kurat natyrale për virozat e stinës dhe kollën

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga sim ptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk...

I preu këmbën e gabuar pacientit, ndëshkohet mjeku

Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar iu hoq këmba e...

Shqiptarja shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe, Rama shfaqet më krenar se kurrë

Sukseset nuk kanë të ndalur për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka. Pas u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, ajo...