Home Roze Florian Marku godet kundërshtarin dhe largohet nga sigurimi (video)

Florian Marku godet kundërshtarin dhe largohet nga sigurimi (video)

Florian Marku nuk ka duruar dot gjatë konferencës për shtypin në prag të ndeshjes me Maxim Prodan, me të cilin do të ndeshet për titullin IBF International Welterweight.

Ngacmimit të rumunit, Marku i është përgjigjur menjëherë. “Ai thotë që kam gabuar që kam pranuar të ndeshem me të, por do t’ia shkatërroj fytyrën”, shprehet Marku.

“Ju vini nga një sport tjetër, do e shikoni çfarë është boksi”, kundërpërgjigjet Prodan, i cili në 20 ndeshje ka marrë 19 fitore dhe një barazim.

- Advertisement -

Boksieri shqiptar më pas e ka ftuar të ndeshet në konferencë dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që e kanë larguar atë për të shmangur një sherr.

“Do ta rrëzoj në tokë dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Po të dojë le të ndeshemi këtu. Le të ndeshemi këtu, fundërrinë.

Ai është askushi! Hajde zihemi këtu. Kujtoni se jam si të tjerët, por do e shohësh të shtunën në mbrëmje”, dëgjohet të thotë Marku i nevrikosur.

Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore të raundit të parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në Beste Event Halle në Ulm, Gjermani.

Në Nëntor 2020, pasi përpiloi një rekord prej 7–0 (5 KO), ai nënshkroi një kontratë promovuese me Eddie Hearn’s Matchroom Sport. Muajin tjetër, Marku u përball me Jamie Stewart në The SSE Arena në Londër. Përplasja shërbeu si pjesë e kartës së brendshme për Anthony Joshua kundër Kubrat Pulev dhe u transmetua drejtpërdrejt në Sky Sports Box Office. Në një luftë që e pa Markun të hidhte kundërshtarin e tij në kanavacë me një grusht në trup në raundin e dytë, rezultati u shpall në mënyrë kontroverse si një barazim, me gjyqtarin Marcus McDonnell që shënoi ndeshjen 76–76.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Shkrin rërën në veshka dhe iu rinon, kjo është receta që bën mrekullinë me vetëm një gllënjkë

Mëlçia në trupin tonë është një lloj fabrike gjakut. Merr pjesë në ripërtëritjen e tij, dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes...

Me siguri i konsumoni çdo ditë! Shmangni këto produkte për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është...

Përgatiten fare lehtë, këto janë kurat natyrale për virozat e stinës dhe kollën

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga sim ptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk...

I preu këmbën e gabuar pacientit, ndëshkohet mjeku

Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar iu hoq këmba e...

Shqiptarja shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe, Rama shfaqet më krenar se kurrë

Sukseset nuk kanë të ndalur për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka. Pas u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, ajo...