Prej më shumë se 50 vjetësh një berber në Ua shington ushtron profe sionin e tij duke u bërë disi një leg jendë. Popul lariteti që ka fituar e ka bërë atë të presë flokët e shumë presidentëve amerikanë dhe udhë heqësve botërorë.
Korresp ondenti i Zërit të Amerikës Iacopo Luzi int ervistoi njeriun që e quajnë “Berberi i pres identëve”.
Presi dentët Donald Trump, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D’Ambrosios.
Ky berber i lindur në Itali ka prerë flokët e më shumë se 46 kry etarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.
Diego thotë se ka qenë pr ivilegj që u ka prerë flokët kaq shumë figu rave të rëndësishme politike, por ai thotë se çdo klient është i rëndësishëm. “Të gjithë janë njësoj.
Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”. Në vitin 2010, kry etari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij. Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga “Diego D’Ambrosio”. Klientët vlerësojnë jo vetëm punën e tij për prerjen e flokëve, por edhe përf shirjen e tij në komu nitetin lokal.
“Kam ardhur këtu për gati 40 vjet me radhë. Familja e tij është këtu. Vjen dhe të gjithë janë si një familje. Sigurisht që është një stilist i shkë lqyer, kështu që më bën gjithmonë të dukem mirë”, thotë një klient i dyqanit. Edhe pse Diego ka qenë berber për disa d ekada dhe pavarësisht disa kufi zimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pe nsion.
“Dua t’jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t’u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon … sepse më paguajnë”, thotë duke qeshur berberi. Askush në dyqanin e tij nuk e di sa vjeç është ai. Edhe njerëzit që punojnë me të nuk janë të sigurt nëse ai do të dalë ndonjëherë në pen sion. “Është nga ata njerëz që nuk ua kupton moshën. Ai duket njësoj”, thotë një nd ihmës i tij. Po cili është sekreti i Diegos?
“Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i m oshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i mo shuar”. Diego ka në plan t’i mbajë hapur dyert e dyqanit të tij dhe thotë se fjalët “bi znes i mby llur” nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.