Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj është një ndër artistët më të dashur për publikun.
Për aktorin dita e sotme është e veçantë pasi bashkëshortja e tij, Konstadina feston 60-vjetorin.
Dhe nuk kishte sesi në një ditë të tillë të mungonte dhe urimi me fjalë zemre për bashkëshorten e tij.
Aktori ka publikuar një foto në Instagram, teksa shfaqet me personin e zemrës, mbesën dhe niprit e vegjël.
“e si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per bukete zgjodha kete foto, kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus . Gezofsh dhe per 100! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin”, shkruan aktori në postimin e tij.