Home Lajme Nagavci: Do të fshihen emrat e deputetëve që kanë nënshkruar e kanë...

Nagavci: Do të fshihen emrat e deputetëve që kanë nënshkruar e kanë dalë prej sallës

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së sotme në mungesë kuorumi, me vetëm 43 deputetë të pranishëm.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të mos nënshkruhen në fillim të seancave dhe më pas të dalin e të mos marrin pjesë.

“I lus shefat e grupeve parlamentare që të kontaktojnë me kryetarin që të tregojnë kur do të jenë në gjendje t’i sjellin deputetët dhe të kemi kuorum përndryshe nuk ka kuptim kështu. Ua tërheq vërejtjen që të ,mos kemi raste që deputetët me ardhë më nënshkruar dhe me dalë prej sallës sepse sot do kërkoj që të fshihen emrat e atyre që vepruan në këtë mënyrë. Mos të përsëritet”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

15:53
Vazhdon seanca
Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës. Ajo u ndërpre për shkak se nuk kishte kuorum në vendimmarrje.

Seanca ishte paraparë të fillonte nga ora 15:30, por ka filluar me disa minuta vonesë.

13:41
Kuvendi shkon në pauzë
Nuk ka pasur kuorum për të vazhduar seancën e cila ka nisur rreth orës 11:00 sot.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka lajmëruar se do të shkojnë në pauzë deri në orën 15:30.

Ajo ka bërë thirrje që deputetët të kthehen me kohë në seancë.

12:45
AAK me nismë të re ligjore për familjet e të rënëve për liri dhe një pjese të të plagosurve në luftë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar se do të iniciojnë një nismë ligjore për familjet e të rëndëve për liri dhe një pjese të të plagosurve dhe invalidëve të periudha të ndryshme kohore, cilat kanë mbetur të pa përfshira nga trajtimi institucional e shtetëror.

Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se iu është bërë padrejtësi familjeve të rëndëve për liri, si dhe ndaj një pjesë të plagosurve dhe invalidëve të periudha të ndryshme kohore, krejt kjo si pasojë e mos përfshirjes së plotë në statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre.

Sipas saj, kanë ardhur në përfundim që zgjidhja më e mirë për këto kategori të cilat kanë mbetur të pa përfshira nga trajtimi institucional të iniciojnë një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë në të gjitha periudhat e caktuara kohore, që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre.

“Të iniciojnë një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë në të gjitha periudhat e caktuara kohore, që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre. E gjithë kjo me qëllimin që mos të mbesin jashtë nga trajtimi nga shteti kategoritë nga vitet 1968 deri në vitin 99, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë tanë të vrarë në armatën Jugosllave“, tha ajo.

Ajo foli edhe për kategorinë e invalidëve civil të luftës, duke thënë kërkuar të ndahet një fond për trajtimin e tyre

Quni: Po e pres epilogun në rastin e Thaçit e Veselit, pastaj vendosi për dorëheqjen

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se është në pritje të epilogut sa i përket rastit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me Gjykatën Speciale, për të vendosur pastaj se a do të heq dorë nga politike siç kishte deklaruar sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Këtë Quni e tha pasi deputetja Ganimete Musliu i kujtoi atij deklaratën e bërë vite më parë se do të dalë nga skena politike pasi të shoh prapa grilave Thaçin dhe Veselin.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Musliu ka pyetur Qunin se kur do të jap dorëheqje, meqë siç tha ajo “misioni juaj politik është përmbushur”.

“Në mandatin e kaluar në këtë Kuvend ju u patët deklaruar se do të jepni dorëheqje nga politika në momentin që do t’i qoni në burg, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, tani kur ata janë në burg, unë kisha dashtë të di kur do të jepni dorëheqje pasi është përmbushu misioni juaj politik”, tha ajo.

Ndërsa Quni, në përgjigjen e tij, tha se është në pritje të epilogut.

“Sa i përket deklaratës sime që pasi t’i shoh prapa grilave të apostrofuarit, presim epilogun, pastaj do të marrë vendim edhe unë”, tha ai.

“Z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të qëndroj në këtë parlament. Për të gjitha ato qe keni bërë po më detyroni të qëndroj derisa t’ju shoh prapa grilave”, kishte deklaruar Quni sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.

Musliu ka pyetur Qunin edhe rreth një deklarate që ai ka bërë ditë më parë, pas deklarimeve të presidentit serb, ku ndër të tjera Quni kishte thënë: “Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe por nëse lufta është e pashmangshme ne si çdo herë do të fitojmë, mos e harroni ferrin e Koshares”.

Deputetja ka pyetur Qunin se në cilën cilësi e kishte dhënë një deklaratë tillë.

E sipas ministrit, ajo ka qenë deklaratë personale e tij, jo si ministër i Mbrojtjes dhe se i njëjti nuk ka qenë i nxitur nga ndonjë deklaratë.

“E kuptoj shqetësimin e juaj për deklaratën që e kam dhënë, besoj që përkundër asaj që unë jam ministër i Mbrojtjes nuk e humbi të drejtën të kem edhe qëndrime personale”, tha Quni.

11:51
Zemaj- VV-së: Për 12 ditë kemi testuar më shumë persona sesa ju për 92 ditë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me COVID-19 është e rënduar si pasojë e shpërndarjes edhe në vendet rajonale.

Ai ka thënë se asnjë pacient nuk është në mungesë të trajtimit.

Zemaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ato që janë premtuar në kuadër të menaxhimit të pandemisë, janë duke u përmbushur.

Ai ka thënë se vaksina kundër gripi sezonal ka filluar të shpërndahet dhe ka sasi dy herë më të madhe se zakonisht.

“Kapacitetet e testimit janë katërfishuar dhe këtë javë do të dhjetëfishohen sipas nevojës. Ka mijëra testime brenda ditës, vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë thirrje që të ndalen grumbullimet. Sipas tij, Kosova e ka vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe botë.

11:35
Hoti: Kosova nuk është në kolaps por në emergjencë shëndetësore
Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se lidhur me festën e 28 Nëntorit ka zbatuar një agjendë zyrtare që është që dy dekada.

Ai ka thënë se dita e hënë është vendosur të jetë ditë pune në solidarizim me sektorët të cilat nuk janë duke pushuar që nga fillimi i pandemisë.

Ai ka thënë se tash që vendi po përballet me valën e dytë të koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka riorganizuar sistemin shëndetësor.

Hoti ka thënë se Kosova nuk është para kolapsit porse është në gjendje emergjente shëndetësore.

“Po punojmë shumë për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ne kemi marrë një vendim para dy jave ku kemi kategorizuar komunat të cilat janë më shumë në rrezik nga COVID-19”, ka thënë ai.

Sipas tij, strategjia që është duke u zbatuar në vend është në proporcion edhe me shtetet tjera.

Ai ka thënë se është rregulluar çështja e shtesave dhe do të shohin mundësinë që t’iu dalin në ndihmë edhe personave që janë prekur me COVID-19.

Hoti ka thënë se familjeve me asistencë sociale i është dyfishuar shuma që e marrin.

I pari i Qeverisë ka bërë thirrje që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje.

11:20
Bulliqi: LDK-ja në Podujevë as për së afërmi nuk përmbushi detyrat ndaj qytetarëve
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, i cili në rezultatet preliminare ka fituar zgjedhjet atje, Shpejtim Bulliqi ka thënë se dita e djeshme ishte ditë e ndryshimit në Podujevë.

Ai ka thënë se u la pas një pushtet që as për së afërmi nuk përmbushi detyrat ndaj qytetarëve.

“Unë si kryetar i Podujevës do të punojë shumë dhe do t’i trajtojë barabartë të gjithë qytetarët. Unë do ta bëjë punën me ndershmëri. Do të ketë transparencë në të gjitha fushat e sidomos në paranë publike. Prej dje qytetarët e Llapit do ta ndjejnë dorën e barabartë të pushtetit lokal”, ka thënë ai.

11:09
Haxhiu: Gjendja me COVID-19 në Kosovë është alarmante, Qeveria po sillet me komoditet
Bekim Haxhiu nga PDK e ka quajtur alarmante gjendjen me COVID-19 në Kosovë. Ai ka thënë se Qeveria po sillet me komoditet kundrejt kësaj situate.

“Gjendja po tregon se kjo Qeveri ka probleme substanciale me menaxhimin e kësaj gjendje. Klinikat Covid janë shndërruar në vatër të përhapjes së koronavirusit. Me mashtrim e hajni kishte vepruar edhe Qeveria Kurti. Këta qeveritarë e politikanë të papërgjegjshëm sillen me komodit pa e çarë kokën për punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë shkarkime në borde sesa ndihmë kundrejt punëtorëve shëndetësorë.

Haxhiu ka thënë se duhet ndërmarrë masa urgjente për menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Duket se sytë i kanë drejtuar nga vaksina, porse deri atëherë qytetarët vështirë se do të durojnë. A e kupton kjo Qeveri është një hallkë e tërë, si mund të diskriminohen kategoritë brenda sistemit’, ka thënë ai.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet menjëherë të bëjë riorganizim të stafit në sistemin shëndetësorë.

Ndërkaq Teuta Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se shifrat e grave të cilat pësojnë dhu në janë të mëdha.

Ajo ka thënë se dhu në të shtuar ndaj kësaj kategorie ka pasur gjatë periudhës së karantinimit.

11:07
Aliu: Qeveria ka krijuar kaos total, zgjidhja është largimi i saj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në deklarimet jashtë rendit të ditës, e ka nisur me çështjen e të pagjeturve dhe deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, ku ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti i cili nuk mori masa ndaj zëvendësit të tij.

Ai ka kritikuar kabinetin qeverisës për mospjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Aliu ka thënë se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet dhe se është duke abuzuar me qetësinë e qytetarëve në gjendje të pandemisë.

“Ju nuk keni mbështetjen e qytetarëve, shtegdalja është largimi i juaj në këtë situatë të rrezikshme për vendin”, ka thënë ai.

Aliu më pas ka thënë se zevëndeskryeministri Goran Rakiq, dje ka thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar votën për kandidatin e Listës Serbe në zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut e duke thënë se e ka përkrahjen e Serbisë.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti është dashur të reagojë ndaj kësaj.

“Ky zëvendëskryeministër e shkeli ligjin duke bërë thirrje të votohet një kandidat i asnjë subjekti të caktuar dhe i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës kur ka deklaruar se Serbia dhe presidenti i saj e përkrahin këtë kandidat. Nga ana tjetër, asnjë reagim nga Avdullah Hoti e që presupozohet të jetë shefi i tij. E Pritshme dhe normale ka qenë që të ndodhin shkarkimet tashmë , si ka mundësi që në që e quan vetën kryeministër si Avdullah Hoti lejon që të normalizohen qëndrimet të tilla e të kundërligjshme e kundër rendit kushtetues nga vartësit e tij”, tha ai.

10:53
Me 50 minuta vonesë nis seanca e Kuvendit
Me 50 minuta vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite ndër të tjera janë edhe shqyrtimet e raporteve vjetore të disa institucioneve, agjencive dhe komisioneve. Gjithashtu është edhe emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, dhe zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

08:17
Kuvendi mblidhet sot, 14 pika në rend dite
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës.

Në seancën plenare janë paraparë që në rend të ditës të jenë 14 pika.

Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës e më pas pyetje parlamentare. E më pas do të ketë shqyrtim të projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të vendit.

Seanca plenare me 14 pika të rendit të ditës pritet të nis në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Seanca plenare

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,

13. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

14. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Vendi: Salla e seancave plenare

Koha: 10:00

- Advertisement -

Must Read

Afërdita shfaqet super e nxeht, tregon gjoksin superseksi!

Afërdita Dreshaj po shijon ende pushimet. Pa djalin e vogël por vetëm me bshkëshortin ajo po kalon ditët më të mira. Së fundmi publikoi një foto...

Reja e Gilit shfaqet superseksi kur del në mbrëmje

Eshtë vera dhe lokalet janë të mbushura më shumë gjatë natës. Duket se edhe reja e Gilit pëlqen të dal kur koha është më e...

Ndryshe nga fotot në internet, Enca na ‘dëshpëron’ me dukjen e saj live!

Enca krenohet me format e saj trupore. Edhe pse ka marrë shumë komente për peshën ajo duket se e ndjen mirë veten keshtu. Por, në Instagram...

Nga bregdeti, Soni Malaj ‘çmend’ ndjeksit me format trupore!

Soni Malaj është kohë të gjatë në skenë. Gjithmonë ka befasur me format e trupi duke u shfaqur si modele. Së fundmi publikoi një foto atraktive...

Me video duke treguar të pasmet Nora shfaqet superseksi!

Nora Istrefi po është aktive së fundmi në Instagram. Ajo publikoi një video ku duket mjaft atraktive. Derisa sillet për të treguar fustanin ajo tregon format...