Home Lajme Tirana ndez dritat e festave, shpresë për një vit më të mirë!

Tirana ndez dritat e festave, shpresë për një vit më të mirë!

Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e pemës së festave të fundvitit në sheshin “Skënderbej”, duke përcjellë mesazhe shprese të një qyteti që nuk përkulet e që sheh përpara. Në respekt edhe të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me masat anti-Covid, 10 vogëlushë të Korit të Fëmijëve “Mrekullia” ndezën dritat e pemës festive.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana ndonëse kaloi vështirësi këtë vit, gjeti forcë të ngrihet si kurrë më parë.

“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë, jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit, duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “PO”, për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit”, tha Veliaj.

- Advertisement -

Kreu i Bashkisë u shpreh se 2020 ishte një vit i vështirë për shumë familje, të cilat humbën banesat e tyre ose të afërmit, por komuniteti i Tiranës tregoi se bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. “Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë, ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e Covid-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje. E megjithatë, duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecën përpara, të një komuniteti që bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë të ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara. Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej”, në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet”, nënvizoi Veliaj.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet, duke qëndruar pranë atyre që kanë nevojë dhe për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave të rëndësishme, si pandemia apo procesi i rindërtimit.

“Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme, si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Krahas Sheshit “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime, duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit. Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Shkrin rërën në veshka dhe iu rinon, kjo është receta që bën mrekullinë me vetëm një gllënjkë

Mëlçia në trupin tonë është një lloj fabrike gjakut. Merr pjesë në ripërtëritjen e tij, dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes...

Me siguri i konsumoni çdo ditë! Shmangni këto produkte për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është...

Përgatiten fare lehtë, këto janë kurat natyrale për virozat e stinës dhe kollën

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga sim ptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk...

I preu këmbën e gabuar pacientit, ndëshkohet mjeku

Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar iu hoq këmba e...

Shqiptarja shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe, Rama shfaqet më krenar se kurrë

Sukseset nuk kanë të ndalur për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka. Pas u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, ajo...